Digital Marketing

Digital Marketing

Për krijimin edhe mirëmbajtjen e një imazhi të mirë në biznes, përtej produktit/shërbimit, rëndësi ka si shpaloset emri në treg. Si prezantohet biznesi/brandi juaj tek klienti? A i ka arritur kanalet e duhura?

CodeIT mendon për arritjen e qëllimeve dhe përfitimeve tuaja. Departamenti i Marketingut harton dhe implementon strategji bashkëkohore e të suksesshme për pozicionimin tuaj në tregun e gjerë.

Kështu, bazuar në eksperiencën tonë disa vjeçare ju ofrojmë shërbime të përqendruara:

  • Konceptim Strategji Marketingu Biznesi/Brandi
  • Marketing Dixhital
  • Content Marketing

KONCEPTIM STRATEGJI MARKETINGU BIZNESI/BRANDI

Kompleksiteti i botës së biznesit sjell edhe ndryshime të vazhduara në teorinë e marketingut. Zhvillimi i teknologjisë dhe shoqërisë në vetvete vështirësojnë edhe gjetjen e strategjisë së duhur për ecurinë e biznesit.

Pavarësisht këtij kompleksiteti, ne ju propozojmë idetë e duhura për të thjeshtuar mbërritjen e qëllimeve.

  • Studiojmë nevojën e produktit/shërbimit tuaj në treg
  • Parashtrojmë benefitet e produktit/shërbimit tuaj
  • Vlerësojmë klientelën tuaj potenciale
  • Propozojmë armët e duhura për zhvillimin e planit
  • Propozojmë ekuilibrin e duhur të çmimit dhe cilësisë
  • Ndërtojmë imazhin me të cilin do prezantoheni
  • Parashikojmë buxhetin që duhet të shpenzoni

Një strategji e mirfilltë ju ndihmon të ecni me hapa më të shpejtë dhe të fokusoheni në çfarë ju sjell më shumë përfitime.

digital marketing

MARKETING DIXHITAL

Rruga më e shpejtë për njohjen e emrit/logos dhe komunikimit me klientelën është përdorimi i mediave sociale. Në CodeIT menaxhimi i mediave kryhet nga specialistët e marketingut dixhital të cilët njohin tregun online më së miri.

Menaxhojmë profilet tuaja në:

  • Facebook
  • Instagram
  • LinkedIn
  • Pinterest
  • Twitter
  • Youtube etj…

Si fillim ne kryejmë një studim të biznesit tuaj, njihemi me përparësitë dhe disavantazhet në publikimet online dhe ju propozojmë një kalendar mujor. Fillojmë një periudhë testimi bashkëpunimi 1-3 muaj e më pas nënshkruajmë kontratën një vjeçare të shërbimit.

marketing

CONTENT MARKETING

Tërhiqni dhe bashkëveproni me klientelën tuaj nëpërmjet një përmbajtjeje me vlerë. Gazetarët tanë profesionistë krijojnë përshkrime me përmbajtje që ndihmojnë në rankimin në faqet e para të Google. Kjo nëpërmjet fjalëve kyçe të studiuara mirë.

Ne krijojmë, shpërndajmë dhe monitorojmë përmbajtje si:

  • Blog
  • Video
  • Landing Page etj…

Rezultatet do të jenë të qarta duke arritur kështu rritjen e trafikut në website, njohjen e brandit dhe afrimin e klientelës online. Proçesi është i tillë:

  1. Zhvillimi i strategjisë marketuese të përmbajtjes
  2. Thellimi i përmbajtjes sipas audiencës
  3. Krijimi i përmbajtjes (Publikimi)
  4. Shpërndarja e përmbajtjes
  5. Analizimi dhe matja e përmbajtjes në Analizë-Raport
  6. Rregullime dhe përshtatje të strategjisë

Krijoni besim dhe mbështetje për klientelën tuaj duke i dhënë të gjithë informacionin e duhur që i çon drejpërdrejtë në përmbushjen e nevojave të tyre. Përmbajtja efektive ju ndihmon në krijimin e autoritetit tuaj në treg dhe ju rrit audiencën besnike.

content marketing
marketing