E Commerce

E Commerce

Nëse dëshironi që produktet apo shërbimet tuaja të jenë në dispozicion për blerje nga një audiencë e gjerë në internet atëherë një dyqan e-commerce është gjithçka ju duhet. E-commerce e shndërron biznesin tuaj në një dyqan online ku të gjithë do të kenë mundësinë të porosisin produktet në kohë reale. Kjo teknologji ju mundëson përfitimet më të mëdha të shitjes në internet.

CodeIT ka si qëllim t’ju ofrojë përdoruesve një përvojë të këndshme në blerjet dixhitale në mënyrë që angazhimi i konsumatorëve të jetë maksimal.

Ne e bëjmë proçesin e krijimit të dyqanit tuaj në internet sa më të thjeshtë të jetë e mundur. Ju mbajmë të gjithë proçesin e aplikimit për një llogari tregtare online, duke bërë lidhjen me portën e pagesës dhe regjistrimin e një llogarie që dorëzon mallrat në emrin tuaj.

Sa më e thjeshtë të jetë për një klient përdorimi i sistemit tuaj, aq më të prirur do të jenë për të blerë më shumë produkte dhe për t’u rikthyer në site-n tuaj.

Stafi i përzgjedhur kujdeset për reklamimin e duhur, përshtatjen me temën e produktit si dhe bëjnë të mundur disponibilitetin në çdo platformë kompjuterike dhe pajisje smartphone.

E-Commerce është një nga tendencat kryesore të viteve të fundit. Produktet ngarkohen lehtësisht dhe mund të shiten kudo. Ne bëjmë të mundur lidhjen e dyqanit tuaj elektronik me platformat më të mëdha të shitjeve online.

Ndaj mjafton të zgjidhni produktin që do të shisni dhe dyqanin tuaj online e realizon CodeIT!
Stafi jonë bashkëpunon me idetë tuaja dhe në mënyrë profesionale ju ndihmojmë të zgjidhni atë çfarë kërkojnë më shumë klientët tuaj.

Jo vetëm ju ofrojmë sigurinë që ju duhet por gjithashtu dizajn kreativ dhe funksionalitet maksimal për të siguruar shitje.

Ekipi jonë gjen zgjidhje të përsosur e-commerce për biznesin tuaj duke nisur nga konsultimi, zhvillimi, zbatimi dhe shërbimet e optimizuara të programeve.

Strukturat që ne përdorim janë përzgjedhur me kujdes që të kenë funksionalitet të përsosur dhe të na lejojnë maksimizimin e fuqisë së e-commerce.

ecommerce whocommerce

Woocommerce është një platformë ideale për dyqanet e vogla online e cila bën të mundur katalogimin e produkteve sipas kategorive dhe integrimin e të gjithë sistemeve të pagesave. Woocommerce e shndërron lehtësisht faqen tuaj të webit në e-commerce.

ecommerce magento

Magneto është struktura më e moduluar për përditësim të vazhdueshëm. Integrohet më së miri në eBay dhe PayPal. Stafi jonë e preferon pasi ka një sistem pagese të sigurtë dhe ngarkim produktesh në mënyrë autonome.

ecommerce shopify

Shopify është më praktik. CodeIt e ka përzgjedhur pasi ofron mundësi t’a provoni platformën përpara se të vendosni nëse ju përshtatet apo jo. Përveç lehtësisë për tu përdorur kombinon funksionalitetin me çmimin.

ecommerce prestashop

Prestashop ofron një ndërfaqe të fuqishme të dyqaneve online në cloud. Aktualisht përdoret nga një numër i madh dyqanesh në mbarë botën dhe është në dispozicion në shumë gjuhë të ndryshme.

ecommerce