mobile

Mobile Application

Mobile Application

Aplikacionet mobile po bëhen gjithmonë e më shumë popullore në mesin e bizneseve dhe ofruesve të shërbimeve. Ato tashmë janë thelbësore për të arritur një komunikim efektiv me klientët e synuar dhe kanë vlerë të madhe në marketing.

Drejtohuni te CodeIT!

Ne mund të trajtojmë projekte duke filluar nga aplikacione të vogla dhe të thjeshta deri te ato më komplekset.

Kemi një rekord të provuar në dizenjimin dhe zhvillimin e aplikacioneve për platformat iOS dhe Android. Gjithashtu trajtojmë projekte për çdo lloj industrie dhe mund të krijojmë aplikacionin tuaj nga e para duke përfshirë mjetet dhe platformat tona ekzistuese.

CodeIT ka përzgjedhur një ekip ekspertësh për të zhvilluar në mënyrën më të mire të mundshme aplikacionet tuaja mobile.

Grupi  i punës proçedon duke përdorur platforma të ndryshme si Android Studio dhe Swift .

Funksionaliteti dhe lehtësia në përdorim janë pikat kyçe për aplikacionin tuaj.

Teknologjia që ne kemi përzgjedhur  siguron dizajn të thjeshtë të ndërfaqes së përdoruesit.

Zhvillimi i aplikacionit për celularë është i vlefshëm për klientët tanë brenda dhe jashtë vendit.

Nëse doni ti konvertoni idetë tuaja në aplikacione të suksesshme mobile,ne jemi këtu për t’i ardhur në ndihmë çdo ideje inovative! Rritja e aksesit online të produkteve dhe shërbimeve e kombinuar me cilësi të lartë dhe kosto të ulët është ajo çfarë ju duhet për aplikacionin tuaj mobile. Dhe një shërbim të tillë e gjeni vetëm te CodeIT!

mobile application

Lehtësirat që do t’ju ofrojë aplikacioni juaj mobile janë të shumta:

1.Komunikim  të  drejtpërdrejtë me klientin.

Aplikacionet mobile kanë provuar se janë të shpejta dhe efektive në angazhimin e interesave të klientit dhe kominikimin e produkteve, shërbimeve të reja, ofertave promovuese dhe normave të zbritura.

2.Rritja e njohjes krijon besnikërinë e konsumatorëve

Ndërtimi i besnikërisë së klientit është një aspekt kritik dhe i ndërlikuar i marketingut të një biznesi. Aplikacionet e biznesit ndihmojnë në zbutjen e kësaj rruge duke zhvilluar një lidhje midis klientit dhe markës nëpërmjet njoftimeve të vazhdueshme.

3.Ju ndihmon të bëni diferencën nga turma

Aplikacionet mobile janë ende të pa përhapura sa duhet. Ndaj duke pasur një aplikacion për biznesin tuaj, ju mund të tërhiqni vëmëndjen e klientëve potencialë dhe do të arrini interesin e një pjese të madhe të tregut. Dhe duke menaxhuar në mënyrë efektive angazhimin e konsumatorëve ndërtoni besnikëri të fortë për klientelën.