5 hapa per mediat tuaja sociale

5 hapa si të përcaktoni njësitë matëse për Mediat tuaja Sociale

Mediat sociale janë pjesë e jetës tonë prej më shumë se një dekade tashmë. Në fillim njesitë matëse për mediat sociale llogariteshin sipas: pëlqimeve dhe ndjekësve. Tani mediat sociale janë një element shumë i rëndesishëm për të bërë biznesin më të suksesshëm dhe siguron më shumë të dhëna për të matur performancën si dhe informacione për klientët dhe sjelljen e tyre, mbi kuantifikimin e suksesit dhe matjen e ROI (Return on Investment).
identifikoni treguesit performances

1. Identifikoni treguesit kryesorë të performancës (KPI)

Para se të nisni të llogarisni ROI-n (kthimin e investimeve)për mediat sociale, si fillim duhet të përcaktoni cilët matës janë më të rëndësishme për ju. Indikatorët kryesorë të performancës do t’ju ndihmojnë të mbani fokusin tuaj tek strategjia e mediave sociale. Pra për shembull, nëse ndërgjegjësimi(awareness) është qëllimi i strategjisë suaj të mediave sociale, atëherë indikatorët që ju do të përfshini janë përshtypjet(Impressions) dhe angazhimet(engagements). Por nëse qëllimi juaj janë shitjet, atëherë indikatorët që ju duhet të ndiqni janë të ardhurat dhe konvertimet(conversions).

ndertoni strategji

2. Ndërtoni një strategji që përputhet me objektivat e biznesit

Sapo treguesit e performancës indentifikohen, është shumë e rëndësishme të ndërtoni strategjinë tuaj të mediave sociale në përputhje të drejtëpërdrejtë me objektivat e biznesit tuaj. Çdo rrjet social ofron opsione të specifikuara të reklamimit që mund t’ju ndihmojnë të arrini pothuajse çdo qëllim, prandaj sigurohuni të zgjidhni të duhurën.

platformat per matjen vizitoreve

3. Platformat per matjen e vizitorëve

Është koha të siguroheni që ju mund të gjurmoni aktivitetin e webit nga profilet e mediave sociale. Së pari, rekomandohet që të përdorni Facebook Pixel. Një kod i vogël, i cili gjurmon përdoruesit e Facebook që vizitojnë faqen tuaj. Këto të dhëna do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë demografinë e audiencës tuaj, të cilat më pas mund t’i përdorni për të nxitur modele të ndryshme si dhe audiencen e targetimit.
Gjithashtu ju mund të përdorni dhe Google Analytics, e cila me anë url të personalizuar, ju lejon të gjurmoni veprimtarinë e përdoruesve që vijnë në faqen tuaj të internetit nga një postim ose reklamë specifike.

ndertimi paneli raportimi

4. Ndërtimi i një Paneli Raportimi

Me të gjitha të dhënat që krijohen si rezultat i përpjekjeve tuaja në mediat sociale, është momenti të matni ndikimin e aktiviteteve tuaja. Shihni performancën tuaj muaj-pas-muaji, duke krahasuar KPI-të në mënyrë që të krijoni një pamje dinamike të aktivitetit tuaj dixhital. Qëllimi është të krijoni një rrjedhë të qartë të asaj që bëjnë përdoruesit – nga kur ato janë shërbyer për herë të parë, deri në momentin kur ata largohen nga faqja juaj e internetit.

modeli si kalkuloni kthimin investimeve

5. Modeli si te kalkuloni kthimin e investimeve

Matja e ROI-t të mediave sociale është e ndërlikuar, por nuk është e pamundur. Për sa kohë që jeni realistë për të dhënat dhe procesin me të cilin matni përpjekjet tuaja, mund të merrni një ide të qartë se çfarë iniciativat tuaja të marketingut në median sociale po prodhojnë në të vërtetë për markën tuaj. Zbuloni sa keni investuar në kryerjen e një veprimi dhe çfarë përfitimi po rrjedh prej saj.