biznesi dhe menaxhimi sistemi brendshëm organizimit dhe kontrollit

Biznesi dhe Menaxhimi – Sistemi i brendshëm i organizimit dhe kontrollit

Përmirësoni menaxhimin tuaj organizativ, merrni vendime më të drejta për biznesin duke patur nën kontroll të gjitha departamentet (Financë, Marketing, Shitje, Transport, etj) dhe rrit prodhimin duke ulur koston.

Aspekti më i rëndësishëm i automatizimit të proçeseve të biznesit është se e bën biznesin tuaj më efikas dhe gjithçka mund të menaxhohet dhe kontrollohet fare shpejt dhe thjeshtë ndërmjet telefonit tuaj. Sistemet Software kanë arritur në një nivel përdorimi universal dhe disponueshmëri, ku çdo biznes duhet të kalojë në proçesin e automatizimit për të qënë pjesë e konkurencës!

Disa nga përfitimet kryesore që automatizimi i proçesit të biznesit do t’ju sjellë:

shpërndarja më mirë forcës punëtore

  1. Shpërndarja më e mirë e forcës punëtore.

    Automatizimi i detyrave lejon biznesin tuaj të lirojë forcën tuaj punëtore nga shumë veprime të përsëritura, që në të vërtetë nuk kanë nevojë për aq shumë ndërhyrje njerëzore. Kjo ju mundëson të riorganizoni strukturën e kompanisë suaj dhe të përqendroheni më shumë në detyrat krijuese dhe inovative.
    ulja e kostos

  2. Ulja e kostos.

    Automatizimi i proçeseve do të thotë që më shumë orë-njeriu janë në dispozicion për ju. Kjo do të thotë që kompania juaj mund të ketë të njëjtin nivel produktiv edhe pas zvogëlimit të forcës punëtore njerëzore. Kështu, ju keni mundësinë të përqëndroheni më shumë në cilësinë e punonjësve tuaj në vend të sasisë. Dhe përfundimisht, zvogëloni koston e përgjithshme të funksionimit të biznesit.
    reduktimi gabimeve njerëzore

  3. Reduktimi i gabimeve njerëzore.

    Pavarësisht se sa efektive është forca e punës, është e pamundur të shmangni gabimet njerëzore. Automatizimi mund të kufizojë mundësinë e gabimeve gjatë proçesit të biznesit. Sigurisht, nuk është e mundur të përdorësh software për të drejtuar të gjitha pjesët e çdo biznesi, por integrimi i tyre mund të zvogëlojë ose eliminojë mundësinë e gabimeve njerëzore në faza të caktuara të proçesit të biznesit.
    bashkëpunim më mirë

  4. Bashkëpunim më i mirë.

    Në projekte komplekse, monitorimi i secilit anëtar të ekipit dhe sigurimi i rrjedhës së duhur të informacionit shpesh rezulton të jetë një detyrë e vështirë. Proçesi i krijimit të projektit, azhornimi i ekipeve të ndryshme, përcaktimi i qëllimeve dhe afateve bëhet shumë më i lehtë nëse këto proçese mund të automatizohen.
    pasqyrime më të thella të biznesit

  5. Pasqyrime më të thella të biznesit.

    Duke menaxhuar në mënyrë llogjike informacionin e biznesit tuaj, ju mund të analizoni dhe gërmoni më thellë në të dhëna. Automatizimi i proçeseve në këtë mënyrë ju jep një mënyrë për tu futur më thellë në aspekte të ndryshme të biznesit tuaj.

Për shembull, ju mund të dëshironi të shihni numrin e rezultateve që jeni duke punuar dhe ta krahasoni atë me numrin e shitjeve që keni. Sigurisht, kjo analizë mund të bëhet me dorë. Por për organizatat e mëdha, analiza e tillë manuale mund të jetë komplekse.

CodeIT ka nje department të zhvilluar IT që merret me konceptimin dhe ndërtimin efiçent të sistemeve te mirëfillta në nevojë të biznesit. Çfarë i mungon biznesit tuaj? Na kontaktoni në info@codeit.al