Support

Support

Përveç përvojave të mrekullueshme online, ne ofrojmë gjithashtu shërbime të mirëmbajtjes dhe të sigurisë sepse e dimë që menaxhimi dhe mirëmbajtja e faqeve web është thelbësore për të maksimizuar performancën tuaj online.

Me ndryshimin dhe rritjen e biznesit nënkuptohet dhe rritja dhe zhvillimi i website-it.

Që një site të jetë i suksesshëm është e domosdoshme që një fokus i veçantë ti jepet dhe menaxhimit të website-it. Klientët potencial gjithmonë kontrollojnë website-in tuaj para se të vendosin për të përdorur shërbimet që ju ofroni, prandaj eksperienca e tyre në internet duhet të jetë e besueshme sa herë që shfletojnë faqen tuaj online. Një site që nuk zhvillohet dhe nuk përditësohet do të drejtojë klientët tuaj drejt kompanive konkurrente.

maintenance

Siguria e Website & Shërbimet e Mirëmbajtjes

CodeIT mban website tuaj të përditësuar, të sigurtë, online dhe pa viruse. Mirëmbajtja standarte e webit tuaj do të ketë informacion të përditësuar, shërbim back up, shpejtësi dhe monitorim të vazhdueshëm të performancës.

Ne mund të planifikojmë konsultat bashkarisht dhe të shohim të gjitha pikat vulnerabël të webit tuaj, duke nisur që nga linket që s’funksionojnë, tek përditësimet deri në rinovim nëse do të jetë i nevojshëm.

Qasja jonë ndaj sigurisë kombinon gjetjen dhe riparimin e sulmeve para se ato të bëhen problem. Nëse këto përditësime nuk kryhen, kjo mund ta bëjë faqen tuaj të internetit objektiv për sulme të mundshme. Ruajtja e një site kërkon përditësime të versioneve si dhe përmirësimet e plugineve. Pas gjithë kësaj specialistët tanë mund të trajnojnë dikë nga stafi juaj për të menaxhuar web-in tuaj.

CodeIT mban web-in tuaj të përditësuar

  • Shtim funksionaliteti
  • Shtimi i lajmeve dhe blogjeve
  • Shtimi i formave të kontaktit
  • Redirektimi i faqeve web
  • Krijimi i imazheve dhe animacioneve
  • Përditësimi dhe ndërlidhja e mediave tuaja sociale
  • Përditësimi i plugins të WordPress për sigurinë dhe funksionalitetin e site-it
  • Përditësimi dhe krijimi i përmbajtjes së re
  • Rifreskimi i imazheve
  • Përditësimi i përmbajtjes së e-commerce, duke përfshirë çmimet, politikat, ngjarjet, promovimet dhe më shumë.

Mirëmbajtje e vazhdueshme e site-it dhe suport për një rankim më të mirë SEO.

Shporta e shërbimeve të CodeIT është shumë e gjerë dhe ajo përfshin mirëmbajtje website si dhe suport online. Për të pasur një site aktual dhe të përshtatur çdo gjë lidhet me rankimin në internet, sa trafik gjenerohet nga vizitat në faqe dhe së fundmi konvertimi i klientëve. Shërbimet tona të vazhdueshme të mirëmbajtjes së faqes suaj të internetit janë përshtatur për të maksimizuar praninë tuaj në internet, angazhimin e konsumatorëve me përmbajtje të freskët dhe për të krijuar nivele më të larta të përfitimit.

support