Web Development

Web Development

Web Development & Web Application

Web Development & Web Application po rriten me shpejtësi në të gjithë botën si një mjet i zhvillimit të biznesit. Me një website të zhvilluar mirë klientët akordohen dhe kërkojnë atë që kanë nevojë.

CodeIT bën një aplikim të plotë të programeve të fundit duke sjellë për ju risi dhe kreativitet përmes kodimit.

Jeta e sotme është kryesisht e bazuar në teknologji  ndaj  ne duam të vijmë pranë jush duke krijuar faqe interneti të përshtatura në mënyrë të përkryer me nevojat tuaja dhe me të gjitha funksionalitetet e duhura për t’ju ofruar zgjidhje dhe lehtësi në navigim.

web development

Çfarë ju siguron CodeIT?

  1. Ekspertë të projektimit dhe zhvillimit
  2. Zgjidhje efektive të kostos
  3. Shërbim dhe mirëmbajtje të personalizuar
  4. Proces streamlined
  5. Dizajn miqësor
  6. Shpejtësi dhe siguri

Grupi i punës dallon në optimizimin e frontend-eve dhe operon me platforma si cms si: WordPress, Joomla dhe Drupal.

Gjuhët e programimit që ne përdorim janë: php, javascript si dhe Framework Laravel & CodeIgniter.

Ekipi ynë përpiqet të analizojë se çfarë duan klientët për përdoruesit e tyre.

Dhe pasi kërkesat janë të qarta fillon puna:

  • Ne ndërtojmë faqen tuaj të internetit duke përdorur sisteme të ndryshme të menaxhimit të përmbajtjes.
  • Realizojmë aplikacione software duke përdorur framework-e inovative, që ndihmojnë në ndërtimin më të shpejtë të aplikacionit dhe në arritjen e një strukture të unifikuar.

CodeIT ndjek strategjinë e zhvillimit të aplikacioneve web të fokusuara tek përdoruesi.

Është shumë e rëndësishme që aplikacioni juaj të komunikojë dhe të adresojë nevojat e konsumatorit.

 Ju do të zgjeroni shtrirjen tuaj dhe do të rriteni duke krijuar një eksperiencë të besueshme për përdoruesit.

Zhvilluesit e web-it në CodeIT janë të specializuar në këtë fushë. Eksperienca e stafit tonë në sektorin publik  dhe privat në tregun shqiptar dhe të huaj ofron për ju zgjidhjen më të mire bazuar në kërkesat e klientit.

CodeIT është një kompani e specializuar në ndërtimin e sistemeve web. Grupi i punës ka angazhim maksimal që performanca e faqes tuaj të përmbushë të gjitha funksionet.

Aplikacioni web ju ofron lehtësi në përdorim sepse:

  • Nuk ka nevojë për asnjë instalim

Aplikacionet e webit funksionojnë si një browser, nuk ka nevojë t’i instalosh në pajisje. Duke përdorur një aplikacion web, ju shmangni përdorimin e kujtesës së software-it të instalimit në çdo pajisje. Pasi çdo kompjuter ka një browser, koha e instalimit është shumë e shpejtë. Kërkesat e mirëmbajtjes në përgjithësi janë shumë më të ulëta.

  • Mund të kalojnë përmes sistemeve të ndryshme të operimit

Pajisja e ndarë në sisteme të ndryshme operimi është pengesë për software-in. Aplikacioni Web i jep zgjidhje kësaj çështjeje.

  • Aksesueshmëria është maksimale

Duke  pasur parasysh se sistemet e biznesit të krijuara nga aplikacionet web janë të bazuara në web, ato mund të aksesohen 24/7, për aq kohë sa keni një lidhje internet. Gjithashtu aplikacionet web janë plotësisht fleksibël duke ofruar qasje nga pothuajse çdo pajisje dhe kudo.

Software i bazuar në desktop duhet të përditësohet dhe për këtë pjesë kujdeset ekipi i CodeIT, që biznesi juaj të jetë gjithmonë i mbrojtur ndaj shkeljeve të sigurisë.

  • Përmirësim i efikasitetit

Aplikacionet web ju ndihmojnë të modernizoni proceset e biznesit tuaj në mënyrë që të bëni më shumë punë në më pak kohë dhe me saktësi më të madhe. Për më tepër, duke i pasur të gjitha të dhënat tuaja të integruara në një vend, ju keni një menaxhim më të saktë të biznesit tuaj. Kështu lironi kohën e stafit dhe lejoni që të kryen raporte që përditësohen me informacion në kohë reale.

development