
Overview
AbeisMed është një markë në fushën e shërbimeve shëndetësore, e fokusuar në ofrimin e kujdesit profesional për pacientët përmes zgjidhjeve moderne mjekësore dhe një qasjeje të orientuar te cilësia e shërbimit. Duke kombinuar ekspertizën mjekësore, teknologjinë bashkëkohore dhe standardet e larta të kujdesit, AbeisMed synon të ofrojë një eksperiencë të besueshme dhe profesionale për çdo pacient.
CodeIT bashkëpunoi me AbeisMed për ndërtimin e identitetit të saj vizual dhe forcimin e prezencës digjitale. Projekti përfshiu krijimin e logos së kompanisë, zhvillimin e website-it korporativ, realizimin e fotografive profesionale dhe krijimin e menaxhimin e përmbajtjes për rrjetet sociale.
Përmes një identiteti modern, fotografisë profesionale dhe një strategjie të qëndrueshme komunikimi digjital, CodeIT kontribuoi në forcimin e imazhit të markës, rritjen e dukshmërisë online dhe krijimin e një prezence të unifikuar në platformat digjitale.
Services