
Overview
Aligning with Transparency (@-Aligners) është një markë inovative në fushën e ortodoncisë, e specializuar në projektimin dhe prodhimin e maskerave transparente për drejtimin e dhëmbëve. Duke kombinuar planifikimin digjital të trajtimit, teknologjinë e skanimit 3D dhe materiale të certifikuara europiane, marka ofron zgjidhje moderne, komode dhe të sigurta për pacientët dhe profesionistët e stomatologjisë.
CodeIT bashkëpunoi me Aligning with Transparency për ndërtimin e identitetit të plotë të markës dhe zhvillimin e ekosistemit të saj digjital. Projekti përfshiu krijimin e logos, zhvillimin e website-it korporativ, zhvillimin e aplikacionit të dedikuar, menaxhimin e rrjeteve sociale, si edhe konceptimin dhe organizimin e eventeve promocionale.
Përmes kombinimit të zgjidhjeve moderne teknologjike, komunikimit strategjik dhe përmbajtjes kreative, CodeIT kontribuoi në krijimin e një identiteti profesional, rritjen e prezencës online dhe mbështetjen e zhvillimit të markës në tregun e ortodoncisë dhe teknologjisë dentare.