
Overview
Auto Merastar është një nga kompanitë lider në Shqipëri në sektorin automotive, e specializuar në importin, shpërndarjen me shumicë dhe pakicë të pjesëve të këmbimit, vajrave lubrifikues, filtrave, disqeve, aksesorëve dhe produkteve të tjera për automjete. Me një eksperiencë shumëvjeçare dhe partneritete me prodhues ndërkombëtarë, kompania ofron produkte cilësore dhe zgjidhje të besueshme për bizneset dhe klientët individualë në tregun shqiptar.
CodeIT projektoi dhe zhvilloi website-in zyrtar të Auto Merastar, duke krijuar një platformë moderne, responsive dhe profesionale që prezanton produktet, shërbimet dhe portofolin e gjerë të kompanisë. Website-i u ndërtua me fokus në performancë, navigim intuitiv dhe prezantim vizual të produkteve, duke forcuar prezencën digjitale të biznesit dhe duke ofruar një eksperiencë të lehtë dhe efikase për klientët.