
Overview
Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) është një institucion publik i pavarur në Shqipëri, përgjegjës për mbikëqyrjen e profesionit të auditimit ligjor dhe garantimin e cilësisë, transparencës dhe besueshmërisë së raportimit financiar. Përmes mbikëqyrjes rregullatore, kontrollit të cilësisë, inspektimeve dhe bashkëpunimit me institucione vendase dhe ndërkombëtare, BMP kontribuon në mbrojtjen e interesit publik dhe forcimin e integritetit të profesionit të auditimit.
CodeIT bashkëpunoi me Bordin e Mbikëqyrjes Publike për projektimin dhe zhvillimin e një website-i modern institucional, të ndërtuar për të ofruar informacion të qartë mbi misionin, legjislacionin, publikimet, njoftimet dhe aktivitetet e institucionit.
Përveç zhvillimit të website-it, CodeIT ofron edhe mirëmbajtje të vazhdueshme, duke garantuar performancë, siguri, përditësime të rregullta dhe funksionim të pandërprerë. Ky bashkëpunim siguron që platforma digjitale e BMP të mbetet moderne, funksionale dhe e besueshme për qytetarët dhe profesionistët e fushës.
Services