
Overview
Class Rooftop është një rooftop lounge premium në Tiranë që ofron një eksperiencë unike argëtimi, gastronomi dhe jetë nate. Me një ambient modern, pamje panoramike mbi qytetin, kokteje të veçanta dhe evente të ndryshme, Class Rooftop është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për takime sociale, evente private dhe mbrëmje ekskluzive.
CodeIT bashkëpunoi me Class Rooftop për forcimin e prezencës së saj digjitale përmes krijimit të përmbajtjes kreative dhe menaxhimit të rrjeteve sociale. Projekti përfshiu realizimin e fotografive profesionale, videove promovuese dhe krijimin e përmbajtjes vizuale që pasqyron atmosferën, eventet dhe eksperiencën premium të ofruar nga Class Rooftop.
Përmes një strategjie të qëndrueshme komunikimi dhe përmbajtjes cilësore, CodeIT kontribuoi në forcimin e identitetit të markës, rritjen e angazhimit të audiencës dhe përmirësimin e prezencës së biznesit në platformat digjitale.