
Overview
MAG Design është një kompani premium e mobilimit dhe dizajnit të interierit, e specializuar në mobilie për ambiente të brendshme dhe të jashtme, kuzhina, ndriçim, dekor dhe aksesorë për shtëpinë. Kompania ofron koleksione të përzgjedhura që kombinojnë dizajnin bashkëkohor, funksionalitetin dhe cilësinë e lartë, duke krijuar ambiente elegante për banesa dhe hapësira komerciale. Me një portofol të gjerë produktesh dhe fokus të vazhdueshëm në cilësi dhe eksperiencën e klientit, MAG Design është një nga destinacionet kryesore në Shqipëri për mobilim dhe dizajn premium.
CodeIT projektoi dhe zhvilloi platformën e-commerce të MAG Design, duke krijuar një faqe moderne, responsive dhe me performancë të lartë që prezanton koleksionet e mobilieve dhe produkteve të dekorit. Website-i u ndërtua me fokus në eksperiencën e përdoruesit, navigimin intuitiv, menaxhimin efikas të produkteve dhe një proces të thjeshtë blerjeje online, duke reflektuar identitetin premium të markës.
Pas lançimit të projektit, CodeIT vazhdon të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes mujore, i cili përfshin monitorimin e platformës, përditësimet e sigurisë, optimizimin e performancës, backup-et periodike, asistencën teknike, korrigjimin e problematikave dhe përmirësimet e vazhdueshme të sistemit. Ky bashkëpunim garanton që platforma të mbetet gjithmonë e sigurt, e përditësuar dhe e optimizuar për rritjen e vazhdueshme të biznesit.
Services