CodeIT
About Us

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Shijaku Group -

Overview

Shijaku Group është një nga grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri, me aktivitet në sektorë të ndryshëm si prodhimi i materialeve të ndërtimit, përpunimi i betonit, përpunimi i metaleve, prodhimi i inerteve, hidrokarburet, hoteleria, turizmi dhe shërbimet industriale. Me mbi tre dekada eksperiencë, Grupi ka ndërtuar një portofol të gjerë kompanish dhe investimesh, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Zhvillimi i Website-it Korporativ & Mirëmbajtja e Vazhdueshme

CodeIT projektoi dhe zhvilloi website-in zyrtar të Shijaku Group, duke krijuar një platformë moderne, responsive dhe profesionale që prezanton kompanitë, sektorët e aktivitetit, shërbimet dhe eksperiencën shumëvjeçare të Grupit. Website-i u ndërtua me fokus në performancë, navigim intuitiv, strukturë shumëgjuhëshe dhe një identitet vizual të pastër e profesional.

Pas lançimit të projektit, CodeIT vazhdon të ofrojë mirëmbajtjen e vazhdueshme të website-it, e cila përfshin përditësimet e sigurisë, optimizimin e performancës, asistencën teknike, backup-et periodike dhe përmirësimet e vazhdueshme të platformës, duke garantuar që faqja të mbetet gjithmonë e sigurt, e përditësuar dhe me performancë të lartë.

Next