CodeIT
About Us

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Sinteza Co -

Tirana, Albania

4 Persons

Overview

Sinteza Co është një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën e Teknologjisë së Informacionit (ICT) dhe Sigurisë Kibernetike, duke ofruar zgjidhje inovative që prej vitit 1994. Kompania është e specializuar në sigurinë kibernetike, infrastrukturën ICT, qendrat e të dhënave (Data Center), rrjetet kompjuterike, sigurinë fizike, zgjidhjet e printimit dhe menaxhimin e dokumenteve. Në bashkëpunim me partnerë globalë të teknologjisë, Sinteza Co mbështet institucionet publike dhe bizneset private në transformimin digjital, sigurinë e sistemeve dhe optimizimin e proceseve të tyre.

Zhvillimi i Website-it Korporativ & Mirëmbajtja e Vazhdueshme

CodeIT projektoi dhe zhvilloi website-in korporativ të Sinteza Co, duke krijuar një platformë moderne, responsive dhe profesionale që prezanton portofolin e gjerë të zgjidhjeve dhe shërbimeve ICT të kompanisë. Website-i u ndërtua me fokus në performancë, lehtësi përdorimi dhe një identitet vizual të pastër, duke ofruar një eksperiencë intuitive për vizitorët.

Pas lançimit të projektit, CodeIT vazhdon të ofrojë mirëmbajtjen e vazhdueshme të website-it, e cila përfshin përditësimet e sigurisë, optimizimin e performancës, asistencën teknike, backup-et periodike dhe përmirësimet e vazhdueshme të platformës, duke garantuar që faqja të mbetet gjithmonë e sigurt, e përditësuar dhe me performancë të lartë.

Services