
Overview
Prime Distributor është një kompani shqiptare distribucioni e specializuar në përfaqësimin dhe shpërndarjen e markave premium ndërkombëtare në sektorët e produkteve për bebe, kujdesit personal, mirëqenies dhe stilit të jetesës. Kompania bashkëpunon me marka të njohura ndërkombëtare, duke ofruar produkte cilësore dhe të besueshme për tregun shqiptar. Me fokus në cilësi, profesionalizëm dhe partneritete afatgjata, Prime Distributor është kthyer në një partner të besueshëm për rrjetet e shitjes, farmacitë dhe dyqanet e specializuara.
CodeIT projektoi dhe zhvilloi website-in korporativ të Prime Distributor, duke krijuar një platformë moderne, responsive dhe shumëgjuhëshe që prezanton kompaninë, markat që përfaqëson dhe shërbimet e saj të distribucionit. Website-i u ndërtua me fokus në performancë, navigim intuitiv dhe një sistem efikas për menaxhimin e përmbajtjes, duke ofruar një eksperiencë profesionale për partnerët dhe klientët.
Pas lançimit të projektit, CodeIT vazhdon të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes mujore, i cili përfshin monitorimin e platformës, përditësimet e sigurisë, optimizimin e performancës, backup-et periodike, asistencën teknike, korrigjimin e problematikave dhe përmirësimet e vazhdueshme të sistemit. Ky bashkëpunim garanton që platforma të mbetet gjithmonë e sigurt, e përditësuar dhe e gatshme për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë.
Services