
“Po flisja për një mobilje. Nuk e kërkova. Pse më doli reklamë?”
Përgjigjja e parë që na vjen në mendje është: telefoni po më dëgjon.
Por reklamat nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për mikrofonin për të qenë kaq precize.
Platformat mund të përdorin një kombinim sinjalesh: çfarë kërkojmë, çfarë shohim, ku klikojmë, website-et që vizitojmë, aktivitetin brenda platformës, të dhëna që reklamuesit ndajnë sipas rregullave përkatëse dhe modele algoritmike që parashikojnë çfarë mund të na interesojë.
Kështu, ndonjëherë reklama duket sikur “e dëgjoi bisedën”, kur në fakt sistemi mund të ketë arritur tek ne përmes sinjaleve që as nuk i kemi vënë re.
Provoje vetë: Sa mirë të “njeh” marketing-u online?
TEST 1: Fol për diçka që nuk e kërkon zakonisht.
Zgjidh me një mik një produkt krejt jashtë interesave tuaja, p.sh. një lloj pajisjeje apo material ndërtimi. Flisni për të, por mos e kërkoni, mos klikoni dhe mos e shkruani askund.
E sigurt! Nuk do shfaqet askund nëse nuk ka kërkuar online asnjëri nga ju!
TEST 2: Kërko diçka vetëm një herë
Zgjidh një produkt që nuk e kërkon zakonisht. Kërkoje në Google, hyr në 2–3 website dhe shiko disa produkte. Pastaj mos e kërko më.
Vëzhgo reklamat gjatë ditëve në vazhdim. Nëse fillon ta shohësh më shpesh, mund të jesh duke parë në praktikë efektin e advertising signals dhe remarketing-ut.
TEST 3: Pyet reklamën pse të gjeti ty
Kur të shfaqet një reklamë në Instagram ose Facebook, hap menunë ⋯ dhe kërko opsionin “Why you’re seeing this ad”.
Aty mund të shohësh një pjesë të informacionit që Meta jep për arsyen pse je përfshirë në audiencën e asaj reklame. Jo çdo sinjal zbulohet, por të jep një ide shumë më konkrete se si funksionon targetimi.
Provoji. Sepse ndonjëherë mënyra më e mirë për të kuptuar fushatat është të bëhesh vetë eksperimenti.
CodeIT — Develop Your Brand.
Tashmë jetojmë në kohën digjitale dhe ҫdo biznes për t’u përshtatur me nevojat e tregut si dhe për t’i mbijetuar konkurencës së egër, ka krijuar një “profil” të vetin me të cilin prezanton shërbimet dhe produktet që ofron në rrjete sociale.
Profili yt është fytyra që ti i shfaq botës në ҫdo kohë… Ҫdokush që e mirëmban atë është si puna e stilistit i cili jo vetëm duhet të ndjekë trendet e fundit, por edhe të të këshillojë se ҫfarë të shkon ose jo.
Padyshim, “një sy i brendshëm” i familjarizuar me biznesin, luan rol kyҫ në ndjekjen e strategjisë dhe filozofisë së vetë biznesit, POR nuk mjafton për të vlerësuar ҫfarë NUK shkon me të.
Prandaj, të duhet medoemos që “dikush” të vlerësojë si duket biznesi yt nga këndvështrimi i konsumatorit, sepse tek e fundit qëllimi yt final është të kesh klientë të kënaqur dhe besnikë.
#CodeIt është një skuadër/ekip, është një familje që të dedikohet ty plotësisht, nga a-ja te zh-ja… Na zgjidh NE sepse
– Ne konceptojmë strategjinë tënde të marketingut, por duke vlerësuar punën që është bërë deri më sot sepse ҫdo përpjekje është e vlefshme dhe mbart historinë dhe vlerat e vetë biznesit.
– Krah për krahu NE formësojmë kalendaret mujore të reklamimit duke ndjekur filozofinë e biznesit tënd.
– Qëllimi ynë është të transmetojmë sa më thjeshtë informacionin e vlefshëm për konsumatorin sepse vështirësia qëndron te thjeshtësia dhe këtë gjë duam dhe mundemi ta bëjmë sa më të lehtë për ty…
– Ekipi #CodeIT përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme duke na dhënë mundësinë që bashkarisht t’ju ofrojmë një larmishmëri shërbimesh dhe konsulencë cilësore.
Nëse na jep një mundësi, të premtojmë që e gjithë skuadra e #CodeIT do jetë aty për ty, për t’i bërë ballë ҫdo sfide dhe për të ndarë suksesin së bashku.