CodeIT
Personalizo

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Female legs with 2 arrows and question mark, painted on the asphalt

Marketing i brendshëm apo i jashtëm? A mund t’jua qartësojmë NE disi idetë?⁣

 

Tashmë jetojmë në kohën digjitale dhe ҫdo biznes për t’u përshtatur me nevojat e tregut si dhe për t’i mbijetuar konkurencës së egër, ka krijuar një “profil” të vetin me të cilin prezanton shërbimet dhe produktet që ofron në rrjete sociale.⁣
 
Profili yt është fytyra që ti i shfaq botës në ҫdo kohë… Ҫdokush që e mirëmban atë është si puna e stilistit i cili jo vetëm duhet të ndjekë trendet e fundit, por edhe të të këshillojë se ҫfarë të shkon ose jo.⁣

 

Padyshim, “një sy i brendshëm” i familjarizuar me biznesin, luan rol kyҫ në ndjekjen e strategjisë dhe filozofisë së vetë biznesit, POR nuk mjafton për të vlerësuar ҫfarë NUK shkon me të.⁣
 
Prandaj, të duhet medoemos që “dikush” të vlerësojë si duket biznesi yt nga këndvështrimi i konsumatorit, sepse tek e fundit qëllimi yt final është të kesh klientë të kënaqur dhe besnikë.⁣
 
#CodeIt është një skuadër/ekip, është një familje që të dedikohet ty plotësisht, nga a-ja te zh-ja… Na zgjidh NE sepse⁣

 

– Ne konceptojmë strategjinë tënde të marketingut, por duke vlerësuar punën që është bërë deri më sot sepse ҫdo përpjekje është e vlefshme dhe mbart historinë dhe vlerat e vetë biznesit.⁣
⁣ 
– Krah për krahu NE formësojmë kalendaret mujore të reklamimit duke ndjekur filozofinë e biznesit tënd.⁣
⁣ 
– Qëllimi ynë është të transmetojmë sa më thjeshtë informacionin e vlefshëm për konsumatorin sepse vështirësia qëndron te thjeshtësia dhe këtë gjë duam dhe mundemi ta bëjmë sa më të lehtë për ty…⁣
⁣ 
– Ekipi #CodeIT përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme duke na dhënë mundësinë që bashkarisht t’ju ofrojmë një larmishmëri shërbimesh dhe konsulencë cilësore.⁣

 
 
 
Nëse na jep një mundësi, të premtojmë që e gjithë skuadra e #CodeIT do jetë aty për ty, për t’i bërë ballë ҫdo sfide dhe për të ndarë suksesin së bashku.⁣
 
 
 

Categories