CodeIT
Personalizo

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Elefandi -

Vendodhja

Tiranë, Shqipëri

Periudha e bashkepunimit

2020 – në vazhdim

Industria

E-COMMERCE

Skuadara

4 Persona

Overview

Elefandi është një platformë e shitjes me pakicë në internet, e cila intervenon me shërbimet e saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Çdo biznes duke u bërë pjesë e kësaj platforme regjistron, krijon dhe menxhon vetë shitjen online të produkteve përkatëse. Codeit ka mundësuar dizajnin unik të faqes, të cilën e programoi nga e para në çdo detaj, si në WEB ashtu edhe në App; përshtatur për IOS dhe Android. Të dyja, portali dhe aplikacioni janë ndërtuar në mënyrë të tillë që blerësit dhe dyqanet të regjistrohen në mënyrë të pavarur. Gjithashtu nga specialistët tanë të fushës i’u dha një identitet grafik me anë të logos që përfaqëson qartazi emrin dhe idenë: www.elefandi.com – Të gjitha në një vend!
Që nga koha e publikimit ELEFANDI ka njohur një sukses të paparë dhe që tani numëron një portofol të larmishëm të kompanive në sektorë të shumtë të biznesit. Funksionon njësoj si platforma të kësaj tipologjie në të gjithë botën, por këtë herë është një nismë krejtësisht vendase, që i kthen eksperiencat e të blerit online në veprimtari më të thjeshta dhe afat-shkurtra. Portali/App ofrojnë besueshmëri për blerësin duke mundësuar porosi të sigurta dhe të përpikta. Padyshim një projekt rigoroz që flet për emrin dhe punën e CodeIT, duke na bërë krenarë dhe inspiruar për projekte të tjera komplekse, të këtyre përmasave.

Services

Prev
Next