
Vendodhja
Tiranë, Shqipëri
Periudha e bashkepunimit
2020 - ne vazhdim
Industria
Restorant
Skuadara
6 persona
Overview
Green & Protein Tirana, parajsa e gjelbërt e shijes! Një ambient fantastik, pozicionuar në pjesën më interesante të Tiranës “Bllok”, që ju mirëpret të ushqeheni me standard. Ofron një menu të pasur në larmishmëri dhe vlera ushqimore, ku mund të gjeni vetveten pavarësisht nëse jeni vegan, vegjetarian apo e konsumoni mishin.
Një restorant që synon të integrojë në vendin tonë edukatën e të ushqyerit shëndetshëm dhe të përmisojë stilin e jetës të të gjithë shqipëtarëve, – çka e kthen bashkëpnimin tonë më motivues e kuptim-plotë. Skuadra e CodeIT ka punuar për ndërtimin e website-it në përshtatje me tipologjinë, ngjyrat dhe synimin e biznesit. Po ashtu menaxhojmë dhe pasurojmë mediat sociale me foto e video, për të përçuar tek publiku të gjithë këtë frymë inovative e mjaft domethënëse por pse jo edhe për t’ju prezantuar herë pas here me menunë, kombinimet, vlerat ushqyese, vendndodhjen, dërgesat etj.
Services