
ISEC, e Rikonceptuar për Epokën Digjitale
Tiranë, Shqipëri
Sisteme Energjetike & Elektrike · Sisteme Ujësjellësi & Kanalizimesh · Sisteme Sigurie
3 Persona
Overview
ISEC – Një Eksperiencë e Re Digjitale për Zgjidhje Teknike në Shumë Sektorë
ISEC është një kompani që operon në disa industri strategjike, duke ofruar zgjidhje teknike, sisteme të specializuara dhe shërbime profesionale për biznese, institucione dhe projekte infrastrukturore.
Ekspertiza e saj përfshin sistemet energjetike dhe elektrike, infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve, sistemet e sigurisë dhe monitorimit, inxhinierinë gjeoteknike, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, arkitekturën dhe ndërtimin, si dhe shpërndarjen e produkteve profesionale me cilësi të lartë.
Për të prezantuar në mënyrë më të qartë dhe bashkëkohore këtë gamë të gjerë ekspertize, CodeIT realizoi një rifreskim të plotë të prezencës digjitale të ISEC, duke transformuar website-in ekzistues në një platformë moderne, profesionale dhe të mirëstrukturuar, e cila komunikon qartë shërbimet dhe kapacitetet e kompanisë.
Projekti nisi me një koncept të ri vizual dhe strukturor, duke përfshirë ridizenjimin e plotë të website-it dhe riorganizimin e përmbajtjes dhe fushave të aktivitetit. Struktura e re përmirëson navigimin dhe eksperiencën e përdoruesit, duke e bërë më të lehtë eksplorimin e industrive dhe zgjidhjeve të ndryshme që ofron ISEC.
Platforma u zhvillua në dy gjuhë – shqip dhe anglisht –, duke mbështetur komunikimin e ISEC me klientët dhe partnerët si në tregun vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Përtej ridizenjimit dhe zhvillimit, CodeIT ofron përditësime teknike, mirëmbajtje të vazhdueshme dhe shërbime hosting, duke garantuar që platforma të mbetet e sigurt, e qëndrueshme, e përditësuar dhe vazhdimisht funksionale.
Shërbimet e Realizuara:
– Konceptimi & Ridizenjimi i Website-it
– UI/UX Design
– Zhvillimi i Website-it
– Riorganizimi i Strukturës & Përmbajtjes
– Zhvillimi Multilingual – Shqip & Anglisht
– Optimizimi Responsive
– Përditësime Teknike
– Hosting & Menaxhimi i Platformës