CodeIT
About Us

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

PARS Implants -

Nga një Ide në një Brand të Plotë Dentar

Tirana, Albania

Implantologji Dentare & Pajisje Mjekësore

4 Persons

Overview

PARS Implants operon në sektorin e implantologjisë dentare dhe zgjidhjeve profesionale për stomatologjinë, duke u specializuar në shpërndarjen e sistemeve gjermane të implanteve dentare, komponentëve protetikë dhe zgjidhjeve të dedikuara për profesionistët dhe klinikat dentare.

Gjatë periudhës 2023–2025, CodeIT zhvilloi brandin PARS, duke transformuar një ide fillestare biznesi në një markë të plotë, të dallueshme dhe me një prezencë profesionale në kanalet digjitale dhe tradicionale të komunikimit.

Projekti nisi me krijimin e emrit PARS, logos dhe identitetit të plotë vizual, duke përcaktuar gjuhën grafike dhe mënyrën e prezantimit të brandit në të gjitha materialet e komunikimit.

CodeIT planifikoi dhe realizoi më pas fotoshooting profesional të produkteve, të shoqëruar me përpunim të detajuar fotografik dhe grafik, për të krijuar një prezantim vizual uniform dhe cilësor të sistemeve të implanteve dhe produkteve të tjera.

Portofoli i produkteve u organizua dhe u transformua në materiale digjitale dhe katalogë profesionalë në format PDF, duke i ofruar PARS mjete të dedikuara për prezantimin e produkteve dhe zgjidhjeve të saj ndaj stomatologëve, klinikave dhe partnerëve të biznesit.

CodeIT realizoi gjithashtu dizajnin dhe zhvillimin e website-it dhe platformës së produkteve PARS, duke përfshirë UI/UX, strukturimin e përmbajtjes dhe produkteve, si dhe zhvillimin responsive. E gjithë infrastruktura digjitale, përfshirë menaxhimin e domain-it, hosting-un, konfigurimin teknik dhe suportin e vazhdueshëm, u menaxhua nga CodeIT.

Për të kompletuar ekosistemin e brandit, CodeIT krijoi dhe zhvilloi nga zero edhe prezencën e PARS në rrjetet sociale, duke përcaktuar stilin e komunikimit vizual dhe duke realizuar përmbajtje të koordinuar me website-in, katalogun e produkteve dhe identitetin e përgjithshëm të markës.

Rezultati është një projekt që shkon shumë përtej zhvillimit të një website-i: PARS u konceptua, dizajnua dhe ndërtua nga CodeIT si një ekosistem i plotë brandi, nga krijimi i identitetit deri te prezenca digjitale dhe komunikimi në treg.

Shërbimet e Realizuara:

-Krijimi i Emrit & Konceptit të Brandit
– Logo & Identitet Vizual
– Dizajn Grafik
– Fotoshooting Profesional i Produkteve
– Përpunim Fotografik & Grafik
– Dizajn i Katalogut të Produkteve & Materialeve PDF
– UI/UX Design
– Dizajn & Zhvillim Website
– Zhvillim i Katalogut Online të Produkteve
– Menaxhim i Domain-it
– Hosting & Suport Teknik
– Krijim & Zhvillim i Rrjeteve Sociale
– Përmbajtje & Dizajn Grafik për Social Media

Prev