CodeIT
About Us

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

MATE Jewellery -

Elegancë e Shprehur Përmes Imazhit

Tiranë, Shqipëri

2025

Bizhuteri & Aksesorë Luksi

5 Persona

Overview

Mate Jewellery operon në sektorin e bizhuterive, duke ofruar një përzgjedhje elegante të bizhuterive prej ari, varëseve, unazave, unazave të martesës dhe aksesorëve të çmuar, të krijuar për të shoqëruar momentet më të veçanta.

Gjatë vitit 2025, CodeIT u kujdes për prezencën dhe komunikimin vizual të Mate Jewellery në rrjetet sociale, me fokus në krijimin e një imazhi elegant dhe të qëndrueshëm, në përputhje me karakterin dhe produktet e brandit.

Projekti përfshiu menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mediave sociale, konceptimin dhe realizimin e përmbajtjeve grafike, si dhe krijimin e materialeve vizuale të përshtatura për komunikimin digjital.

Një pjesë e rëndësishme e projektit ishte realizimi i fotoshooting-eve profesionale të bizhuterive, duke nxjerrë në pah detajet, materialet dhe karakterin e secilit produkt. Fotografitë u përpunuan dhe përshtatën grafikisht për përdorim në rrjetet sociale dhe materiale të tjera promocionale.

CodeIT realizoi gjithashtu video content dhe materiale promocionale, duke krijuar një prezantim më dinamik të koleksioneve dhe produkteve të Mate Jewellery.

Në kuadër të prezantimit të brandit u punua edhe për dizajnin dhe konceptimin vizual të paketimeve, duke ruajtur një identitet koherent nga prezantimi i produktit deri te eksperienca finale e klientit.

Shërbimet e Realizuara:

-Menaxhim & Mirëmbajtje e Rrjeteve Sociale
– Social Media Content
– Dizajn Grafik
– Fotoshooting Profesional i Produkteve
– Përpunim & Retushim Fotografik
– Video Content & Produksion
– Materiale Promocionale
– Konceptim & Dizajn Paketimi
– Drejtim Vizual i Brandit