Cheapy.al – Trafik organik nëpërmjet Strategjisë SEO nga Skuadra CodeIT
cheapy.al është një platformë inovative për blerje online e cila e filloi bashkëpunimin me CodeIT në një kohë të vështirë pandemie por vendimtare për botën e biznesit në ekosistemin e mediumeve dixhitale. Tanimë mund të themi pa frikë se jetojmë në një epokë ku çdo gjë vërtitet rreth botës virtuale ku edhe luhet loja më e fortë e ekziston konkurrenca më e madhe.
Kështu që për tu pozicionuar në treg duhet me domosdo të vesh epërsi në motorrët kërkues të Google – për vizualitet dhe interaktivitet me blerësin.
Këtu ka qënë dhe fokusi i bashkëpunimit tonë. Skuadra e CodeIT ka punuar vazhdimisht për optimizimin e faqes (cheapy.al). Në thelb, një SEO është një strategji shumë e specializuar për përmbajtjen dhe ndihmon një biznes të zbulojë mundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve që njerëzit kanë në lidhje me industrinë përmes motorrëve të kërkimit.

Për optimizimin e cheapy.al u shqyrtua industria e E-Commerce të cilës i përket, zbuluam se çfarë është e rëndësishme për audiencën dhe zhvilluam një strategji SEO që te vendosnim përmbajtjen e duhur përpara kësaj audience. (Mbani në mend se jo per te gjitha kompanite behet i njejti proces optimizimi).
Pika e nisjes ishte gjetja dhe përzgjedhja e fjalëve kyçe. Këto të fundit janë oksigjen i strategjive SEO. Është masa më funksionale e gjithë platformave të reklamimit të bazuara në optimizimin e motorrëve të kërkimit.

I është kushtuar rëndësi titullit (heading) dhe Meta-Description-it (përshkrimi specifik i faqes që po optimizohet). Janë bërë redaktimet e brendshme, rritja e shpejtësisë e optimizimi i kontentit me tekste SEO të orientuara, me respektimin e limiteve të fjalëve dhe gjithë mënyrës se si ndërtohet një artikull, me tekst SEO friendly. Definitivisht përmbajtja e faqes është sekreti.

Kujdes i veçantë është treguar për ridirektimin e linqeve. Redirektet brenda faqes janë një masë e cila, është shumë e preferuar nga robotat e Google. Problemi qëndron që shumë herë, këto linqe dëmtohen, ose fshihen. Në momentin që linqet e brendshme nuk janë më aktive, konfigurimi SEO nuk është më aktiv. Për SEO-n e Cheapyt është monitoruar 24/7 për të përcaktuar sa më saktë, të gjitha zgjidhjet tek të cilat u fokusuam. Faktorë të gjithë këta që kanë rritur potencialin e cheapy.al, zhvillimin dhe fitimet e biznesit.
Jemi kujdesur t’i bindemi gjithë rregullave të Google me përpikmëri për ta renditur faqen sa më lart. Në çdo rast nëse nuk zbatohen rregullat rezultatet janë negative për renditjen e faqes. Dukshëm specialistët e CodeIT kanë arritur ta rankojne lart faqen në motorrët e kërkimit duke sjellë kështu edhe trafikun organik të faqes.
