CodeIT
Personalizo

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Në Ditën Botërore të Statistikave duam t’ju tregojmë një raport të #Eurostat mbi statistikat e mbledhura të shitjes online në botë dhe Europë.⁣

Çfarë do të thonë këto raporte?⁣

Tregu i blerejes online është çdo vit në zgjerim duke rritur konkurencën e vizibilitetit dhe kredibilitetit online. ⁣

➡️Nëse do të zhvillosh një biznes me shitje online të sugjerojmë të ulemi dhe vlerësojmë konkurencën specifike. Më pas prezantojmë zgjidhjen optimale.⁣
➡️Nëse dëshiron të zhvillosh një ide të re biznesi por nuk e di se çfarë, gjithashtu mund të ulemi dhe propozojmë kërkesat që duhet të mbulojë tregu si në produkte edhe në shërbime.⁣
➡️E nëse je në fazën që dëshiron ta zgjerosh klientelën jashtë vendit, të rikujtojmë se 19% e blerësve online e kanë bërë tashmë këtë. Duhet vetëm rruga dhe kanalet e duhura për tu “dukur”.⁣

 

 

 

 

Nuk ka rëndësi nëse je biznes i specializuar në ofrimin e produkteve apo shërbimeve…
Gjithnjë e më tepër biznese hasin vështirësi në menaxhimin e proceseve të punës së përditshme për shkak të mungesës së sistemeve operative të digjitalizuara apo në rastet kur këto sisteme janë të vjetëruara (outdated) dhe të ngadalta.
Këtë problematikë e kemi vënë re më tepër në bizneset e vogla dhe të mesme të cilat nuk investojnë në teknologji dhe vazhdojnë operojnë akoma me shënime mbi letra.

 

Mungesa e digjitalizimit, jo vetëm të vendos në disavantazh me konkurencën, por gjithashtu kthehet në kërcënim të mirëfilltë në menaxhimin e një dite normale pune dhe kjo përkthehet në shtimin e gabimeve njerëzore, vonesa në porosi apo në ofrimin e produkteve/shërbimeve, keqmenaxhim të stokut, mungesë kontrolli në kohë reale.

 

Prandaj, ne në #CodeIT jemi përpjekur t‘u lehtësojmë jetën e atyre bizneseve të cilat e kanë të panevojshme të investojnë në programe financiare gjithëpërfshirëse duke i ofruar një zgjidhje kosto-efiҫente.

 

B2B vjen si platforma digjitale e cila i rri mirë dhe i përshtatet specifikave të çdo biznesi…

 

Avantazhi ynë qëndron në faktin që NE studiojmë paraprakisht dhe në mënyrë të detajuar procesin tënd të punës duke të prezantuar në fund të ditës me një program që i përshtatet nevojave të biznesit tënd.
Pra, nuk është aspak e nevojshme të mbingarkosh sistemin e digjitalizuar me shërbime që jo vetëm nuk do t’i përdorësh, por për më tepër do të të ngadalësonin procesin e punës.

 

Dhe nuk mbetet me kaq: Sistemin e personalizuar digjital mund ta aksesosh në celular dhe të ndjekësh në kohë reale ҫfarë ndodh në biznesin tënd.
Fokusi ynë primar në krijimin e këtij programi është thjeshtësia në përdorim, pra, të mund të mësohet dhe përdoret lehtësisht nga ҫdo grupmoshë.

 

Për sa më sipër, të ftojmë të vlerësosh dhe t’i besosh eksperiencës dhe rrugëtimit të suksesshëm dhe frytdhënës që kemi ndërtuar me partnerët tanë të cilët tashmë kanë aplikuar platformën B2B.

 

 

 

Një investitor në biznes e di shumë mirë që hapi më i vështirë në treg nuk është lançimi i idesë, por ndjekja dhe ruajtja në kohë reale e të gjithë proçesit të punëve. Ky proçes pavarësisht madhësisë së shërbimeve e stafit të biznesit, kalon në filtra të rëndësishëm menaxhues kohe, financash dhe komunikime njerëzore për të cilat emri juaj lë shijen pozitive apo negative tek klientët.

Në epokën tonë dixhitale, është domosdoshmëri menaxhimi dhe kontrolli nga pajisjet elektorinike (kompjuter apo celular). Kjo lehtësi kompjuterike mundëson një “sy praktik” në gjithë performancën e biznesit.

 

Jeni brenda biznesit tuaj kudo dhe kurdo edhe pse jo medoemos fizikisht!

 

Më teknikisht ju shpjegojmë se si këto sisteme dixhitale duke mbledhur të dhëna/informacione arrijnë të nxjerrin në pah potencialin ku mund të keni më shumë përftime apo ngërçet se ku biznesi juaj duhet të përmirësohet.

Në bazë të tipologjisë së biznesit tuaj, programuesit ndërtojnë çdo hallkë të sistemit ku ju nga celulari juaj mund të kontrolloni:

– Punonjësit

– Klientët

– Financat

– Statusin e punëve (aktive, pasive, të mbyllura etj)

– Dokumentacionet

Etj…

 

 

Cilat janë tipologjitë e sistemeve të ndërtuara deri më sot?

 

Duke marrë parasysh fushën e gjerë të shërbimit, bizneset ndjejnë nevojën e Sistemeve Kontrolluese Menaxhuese sipas disa kategorive kryesore:

 

1. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e proçeseve të punës

2. Sistemet e raportimit në gradë menaxheriale

3. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e burimeve njerëzore

4. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e shitjeve

5. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e magazinave (inventarit)

6. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e financave

 

Në tërësi biznesi mund të ketë edhe nje sistem total dixhital ku mund të kontrolloj të gjithë fushat e sipërpërmendura mjaft që pajisja e tij (laptop, celular) të ketë akses në internet.

 

Përse sot përdoren këto sisteme masivisht?

 

 

Sistemet Kontrolluese e Menaxhuese në përdorimin e përditshëm sjellin vetëm përftime për biznesin, duke i bërë jo vetëm praktik por edhe të domosdoshëm me kalimin e kohës. Kështu përmendim përparësi të tyre si:

 

– Lehtësi në veprim.

Sistemet dixhitale përshtaten lehtësisht, duke i bërë të thjeshtë në përdorim dhe në gjuhën që operon biznesi. Aksesohen nga kudo mjaft të keni wireless ose 3G.

 

– Ul kostot

Jo vetëm që ndërtimi i një sistemi të personalizuar ju ul kostot e blerjes së sistemve të vazhduara jo të plota, por ul kostot menaxheriale ditore si në njerëz edhe në proçese pune.

 

– Rrit efiçencën

Të jesh një sipërmarrës i suksesshëm, do të thotë të llogaritësh jo vetëm kostot, por edhe orët e shpenzuara nga personeli në një projekt të caktuar. Këta lloj software-sh ju ndihmojnë gjithashtu të masni dhe menaxhoni produktivitetin  e punonjësve.

 

– Ul probabilitetin për të gabuar

Kalimi i informacionit nga një platformë në tjetrën, rrit propabilitetin për të gabuar. Me një zgjidhje gjithëpërfshirëse të menaxhimit të biznesit, ju e vendosni informacionin vetëm një herë; është softueri ai që bën pjesën tjetër. Për çdo biznes, ky lloj automatizimi dhe thjeshtësie zvogëlon mundësinë për gabime.

 

Me pak fjalë, këto sisteme dixhitale ju mundësojnë të mbani nën kontroll shumë të thjeshtuar shpenzimet dhe fitimet e biznesit, e njëkohësisht t’ju orientojnë në rrugë të reja të sigurta të rritjes profesionale si në burime njerezore edhe në vlera financiare.

 

Në portofolin e punëve të codeIT  listojmë disa sisteme të suksesshme menaxhuese:

Eida

AT Aligners

Prime Distributor

 

A jeni gati ju për nje Sistem Kontrollues Dixhital? Na kontaktoni për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të biznesit tuaj në këtë drejtim.

info@codeit.al

 

 

 

 

QR Code është barkodi dy-dimensional që ju drejton në mënyrë dixhitale në një informacion të caktuar. Kështu ky material duke u skanuar mund t’ju dërgojë në një faqe web-i online, në shkarkimin e një aplikacioni, në një faqe instagrami/facebooku apo cfarëdolloj burimi që mund të gjendet online.

Përdorimi i QR Code po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në fushatat e biznesit, pavarësisht sa i vogël mund të jetë ky biznes. Kostot e një QR Code janë minimale dhe përdorimi i smartphone kudo e bën të kollajshëm e praktik skanimin.

E gjitha ka të bëjë me të qenit koherent dhe me marrjen e informacionit në çast nga një person në tjetrin ose nga një biznes tek një konsumator. Ky trend në industrinë e marketingut momentalisht është një shërbim i ofruar po ashtu në zyrën e codeIT.

 

 

Në thelb, QR Code promovojnë ndërveprimin dhe angazhimin përmes telefonit celular. Kjo lloj strategjie i jep akses përdoruesit për informacionin që biznesi do të transmetojë, në një kohë shumë të shpejtë.

Për të pasur sukses me implementimin e QR Code në biznesin tuaj, ka disa praktika të mira që duhet të keni parasysh. Në bazë të njohurive teknike dhe biznesit përkatës, specialistët e codeIT ekzekutojnë metoda të ndryshme për funksionimin sic duhet të kësaj risie botërore:

 

ARSYEJA E PASHMANGSHME!

Si fillim është gjithmonë e rëndësishme t’u jepni klientëve tuaj një arsye të vlefshme për të skanuar një QR Code. Një frazë tërheqëse, si një thirrje për veprim me QR Code-in tuaj, është mënyra për të bindur klientët ta skanojnë atë.

 

 

PËRMASIMI I DUHUR!

Së dyti, duhet të siguroheni që QR Codet të skanohen. Një QR Code që është shumë i madh ose shumë i vogël për tu zbuluar nga një smartphone është thjesht një humbje kohe dhe parash.

 

 

POZICIONI VENDOSJES!

Pozicionimi eshtë gjithashtu i rëndësishëm. Vendosni QR Code-in tuaj aty ku është e lehtë për njerëzit që ta shohin dhe skanojnë atë.

 

 

BURIMI I SAKTË!

Mos harroni ta provoni para se ta printoni për të shmangur gabimet që mund të rezultojnë në pakënaqësi për klientin.

 

 

OFRO NJË DHURATË!

Nëse është e mundur, bëjeni shperblyes për klientët tuaj. Përfshirja e diçkaje të dobishme dhe tërheqëse për të shpërblyer ata klientë që harxhojne kohë për të skanuar QR Code tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të ndikuar që të skanojnë herën tjetër.

 

 

QR Code është mënyra inovative për ta përdorur për marketingun e biznesit të vogël. Sesi mund ta sjellim për biznesin tuaj jua propozojmë në një prezantim të detajuar kostosh dhe përfitimesh.

Na shkruani info@codeit.al

 

 

cheapy.al është një platformë inovative për blerje online e cila e filloi bashkëpunimin me CodeIT në një kohë të vështirë pandemie por vendimtare për botën e biznesit në ekosistemin e mediumeve dixhitale. Tanimë mund të themi pa frikë se jetojmë në një epokë ku çdo gjë vërtitet rreth botës virtuale ku edhe luhet loja më e fortë e ekziston konkurrenca më e madhe.

Kështu që për tu pozicionuar në treg duhet me domosdo të vesh epërsi në motorrët kërkues të Google – për vizualitet dhe interaktivitet me blerësin.

Këtu ka qënë dhe fokusi i bashkëpunimit tonë. Skuadra e CodeIT ka punuar vazhdimisht për optimizimin e faqes (cheapy.al). Në thelb, një SEO është një strategji shumë e specializuar për përmbajtjen dhe ndihmon një biznes të zbulojë mundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve që njerëzit kanë në lidhje me industrinë përmes motorrëve të kërkimit.

 

 

Për optimizimin e cheapy.al u shqyrtua industria e E-Commerce të cilës i përket, zbuluam se çfarë është e rëndësishme për audiencën dhe zhvilluam një strategji SEO që te vendosnim përmbajtjen e duhur përpara kësaj audience. (Mbani në mend se jo per te gjitha kompanite behet i njejti proces optimizimi).

Pika e nisjes ishte gjetja dhe përzgjedhja e fjalëve kyçe. Këto të fundit janë oksigjen i strategjive SEO. Është masa më funksionale e gjithë platformave të reklamimit të bazuara në optimizimin e motorrëve të kërkimit.

 

 

I është kushtuar rëndësi titullit (heading) dhe Meta-Description-it (përshkrimi specifik i faqes që po optimizohet). Janë bërë redaktimet e brendshme, rritja e shpejtësisë e optimizimi i kontentit me tekste SEO të orientuara, me respektimin e limiteve të fjalëve dhe gjithë mënyrës se si ndërtohet një artikull, me tekst SEO friendly. Definitivisht përmbajtja e faqes është sekreti.

 

 

Kujdes i veçantë është treguar për ridirektimin e linqeve. Redirektet brenda faqes janë një masë e cila, është shumë e preferuar nga robotat e Google. Problemi qëndron që shumë herë, këto linqe dëmtohen, ose fshihen. Në momentin që linqet e brendshme nuk janë më aktive, konfigurimi SEO nuk është më aktiv. Për SEO-n e Cheapyt është monitoruar 24/7 për të përcaktuar sa më saktë, të gjitha zgjidhjet tek të cilat u fokusuam. Faktorë të gjithë këta që kanë rritur potencialin e cheapy.al, zhvillimin dhe fitimet e biznesit.

Jemi kujdesur t’i bindemi gjithë rregullave të Google me përpikmëri për ta renditur faqen sa më lart. Në çdo rast nëse nuk zbatohen rregullat rezultatet janë negative për renditjen e faqes. Dukshëm specialistët e CodeIT kanë arritur ta rankojne lart faqen në motorrët e kërkimit duke sjellë kështu edhe trafikun organik të faqes.

 

Përmirësoni menaxhimin tuaj organizativ, merrni vendime më të drejta për biznesin duke patur nën kontroll të gjitha departamentet (Financë, Marketing, Shitje, Transport, etj) dhe rrit prodhimin duke ulur koston.

Aspekti më i rëndësishëm i automatizimit të proçeseve të biznesit është se e bën biznesin tuaj më efikas dhe gjithçka mund të menaxhohet dhe kontrollohet fare shpejt dhe thjeshtë nëpërmjet telefonit tuaj. Sistemet Software kanë arritur në një nivel përdorimi universal dhe disponueshmëri, ku çdo biznes duhet të kalojë në proçesin e automatizimit për të qënë pjesë e konkurrencës!

Disa nga përfitimet kryesore që automatizimi i proçesit të biznesit do t’ju sjellë:

shpërndarja më mirë forcës punëtore

  1. Shpërndarja më e mirë e forcës punëtore.

    Automatizimi i detyrave lejon biznesin tuaj të lirojë forcën tuaj punëtore nga shumë veprime të përsëritura, që në të vërtetë nuk kanë nevojë për aq shumë ndërhyrje njerëzore. Kjo ju mundëson të riorganizoni strukturën e kompanisë suaj dhe të përqendroheni më shumë në detyrat krijuese dhe inovative.
    ulja e kostos

  2. Ulja e kostos.

    Automatizimi i proçeseve do të thotë që më shumë orë-njeriu janë në dispozicion për ju. Kjo do të thotë që kompania juaj mund të ketë të njëjtin nivel produktiv edhe pas zvogëlimit të forcës punëtore njerëzore. Kështu, ju keni mundësinë të përqëndroheni më shumë në cilësinë e punonjësve tuaj në vend të sasisë. Kështu ju, zvogëloni koston e përgjithshme të funksionimit të biznesit.
    reduktimi gabimeve njerëzore

  3. Reduktimi i gabimeve njerëzore.

    Pavarësisht se sa efektive është forca e punës, është e pamundur të shmangni gabimet njerëzore. Automatizimi mund të kufizojë mundësinë e gabimeve gjatë proçesit të biznesit. Sigurisht, nuk është e mundur të përdorësh software për të drejtuar të gjitha pjesët e çdo biznesi, por integrimi i tyre mund të zvogëlojë ose eliminojë mundësinë e gabimeve njerëzore në faza të caktuara të proçesit të biznesit.
    bashkëpunim më mirë

  4. Bashkëpunim më i mirë.

    Në projekte komplekse, monitorimi i secilit anëtar të ekipit dhe sigurimi i rrjedhës së duhur të informacionit shpesh rezulton të jetë një detyrë e vështirë. Proçesi i krijimit të projektit, azhornimi i ekipeve të ndryshme, përcaktimi i qëllimeve dhe afateve bëhet shumë më i lehtë nëse këto proçese mund të automatizohen.
    pasqyrime më të thella të biznesit

  5. Pasqyrime më të thella të biznesit.

    Duke menaxhuar në mënyrë logjike informacionin e biznesit tuaj, ju mund të analizoni dhe gërmoni më thellë në të dhëna. Automatizimi i proçeseve në këtë mënyrë ju jep një mënyrë për tu futur më thellë në aspekte të ndryshme të biznesit tuaj.

Për shembull, ju mund të dëshironi të shihni numrin e rezultateve që jeni duke punuar dhe ta krahasoni atë me numrin e shitjeve që keni. Sigurisht, kjo analizë mund të bëhet me dorë. Por për organizatat e mëdha, analiza e tillë manuale mund të jetë komplekse.

CodeIT ka nje department të zhvilluar IT që merret me konceptimin dhe ndërtimin efiçent të sistemeve te mirëfillta në nevojë të biznesit. Çfarë i mungon biznesit tuaj? Na kontaktoni në info@codeit.al

 

Po, jemi të rrethuar kudo nga teknologjia dhe askush nuk e ka më luksin ta mohojë rëndësinë e saj. Të qënit online rrit domosdoshmërisht interaktvitetin e çdo biznesi. Shërbimet dhe produktet që ju ofroni reklamohen në treg të gjerë duke arritur kështu feedback-un e synuar. Kur na sugjerojnë një lokacion, brand apo kompani, gjëja e parë që bëjmë është search-i në Instagram, Facebook, YouTube e çdo media tjetër sociale. Nëse impakti që na lënë këto të fundit nuk është i mirë, a do të merrnit mundimin t’i vizitonit nga afër?

 

Ja se si rrjetet sociale kthehen menjëherë në domosdoshmëri… Nëse gabojmë në menaxhimin e tyre ndikojmë negativisht në biznesin tonë. Qofshin individë apo kompani të mëdha, të gjithë duhet t’i dimë mirë disa rregulla të përdorimit “me mend” të rrjeteve sociale.

 

1. Duhet të bëhet fillimisht një strategji e mire marketingu.

2. Kujdes! Mos harroni asnjëherë targetin që synoni të arrini dhe punoni për të.

3. Fotot/videot duhet të jenë cilësore dhe gjithmonë reale që asnjë klient të mos mbetet i zhgënjyer.

4. Shpeshtësia e postimeve duhet të përzgjidhet në bazë të llojit të biznesit tuaj. Nuk duhet të bëheni asnjëherë të bezdisur për ndjekësit.

5. Ofertat specifike të çdo biznesi kanë nevojë për reklamim. Për të mirë menaxhuar buxhetin tuaj online ju duhet të konsultoheni me specialistë të fushës në mënyrë që asnjë promovim mos t’ju shkojë dëm.

 

Sigurisht që çdo media sociale është një trend dhe risi për këdo. Por vitet e fundit po tregojnë që gjithmonë e më shumë jua kemi nevojën. Gjithçka na duhet e gjejmë online… Epo faktet flasin vetë, këto përfaqësuese kaq të mira të bizneseve tona tashmë janë një domosdoshmëri!

 

 

 

Po filloni një biznes të ri dhe jeni ende konfuz pse biznesi juaj ka nevojë për një faqe interneti?
Këtu do të gjeni 10 arsye që do t’ju tregojnë pse prezenca online është vendimtare për një biznes të suksesshëm:

 

1.Jeni në shërbim të klientëve 24/7
Ju nuk do të keni nevojë të bëni njoftime të tipit “hapur/mbyllur” pasi të keni një website për biznesin tuaj. Konsumatorët mund t’i hedhin një sy produkteve tuaja dhe t’i blejnë ato edhe kur ju nuk jeni të disponueshëm fizikisht. Kjo do të thotë që mund t’i shisni shërbimet dhe produktet tuaja 24/7. Por mos harroni që duhet të keni mbështetjen e një ekipi me përvojë dhe të aftë në zhvillimin e web-eve.

 

2. Synimi i një tregu më të gjerë
Kur biznesi juaj nuk është online, ju kujdeseni vetëm për një numër të kufizuar klientësh, por kur jeni online keni mundësinë të targetoni një treg më të madh. Oraret e punës janë më të gjata se zakonisht dhe pa marrë parasysh se çfarë ofroni, produkte apo shërbime; ju keni mundësinë t’a bëni këtë me kosto shumë minimale.

 

3. Prezanca globale
Në ditët e sotme, e gjitha bëhet që kompania juaj të vendoset në hartën globale. Sa më i gjerë të jetë rrethi që ofron mundësi për biznesin tuaj aq më të suksesshëm do të bëheni. Pra është pikërisht kjo arsyeja pse biznesi juaj i vogël ka nevojë për një faqe interneti. Ju paguani shumë pak dhe mund të gjendeni në të gjithë botën pa qënë nevoja të ndodheni atje fizikisht.

 

4. Tërheqja e vëmëndjes së të rinjve
Të rinjtë shpenzojmë shumë kohë në internet dhe preferojnë më shumë të blejnë online se sa të vizitojnë qendrat tregtare. Duke pasur një biznes online ju tërhiqni të rinjtë të cilët janë dembelë të bëjnë kërkimet e tyre dhe i besojnë më shumë internetit.

 

5. Edukoni konsumatorët rreth markës suaj
Konsumatorët gjithmonë janë të interesuar të dinë se çfarë ju frymëzoi ju për të krijuar kompaninë tuaj. Kur ju i kushtoni mjaft rëndësi prezantimit do keni shanse më të mira për të impresionuar klientët sepse askush nuk e njeh biznesin tuaj më mire se ju. Krijimi i website ndihmon që klientët tuaj të angazhohen dhe të jenë gjithmonë e më shumë të interesuar.

 

6. Dëshmi sociale
Nëse po drejtoni një biznes, është e qartë se duhet të jeni të pranishëm në mediat sociale. Kjo gjë rrit vlerën e markës suaj sidomos nëse ngarkoni foto kreative, ndërveproni me klientët tuaj dhe shpërndani oferta të ndryshme.

 

7. Strategji marketingu
Faqet e internetit janë hapi i parë i çdo plani marketingu dhe ju vijnë në ndihmë para se të dizenjoni broshurat apo kartat tuaja të biznesit. Sigurohuni që çdo fushatë marketingu të jetë në krye të faqes tuaj dhe e dukshme për vizitorët. Sepse një plan i mirë menduar i kthen vizitorët në klientët tuaj.

 

8. Përmirëson besueshmërinë dhe legjitimitetin e markës suaj
Duke pasur një website biznesi juaj bëhet më i besueshëm dhe legjitim. Jetojmë në një botë dixhitale dhe është një nocion i zakonshëm të mendosh që nëse ke një faqe interneti për biznesin tënd kompania jote është e vërtetë dhe serioze. Gjithmonë është e rëndësishme të paraqisni biznesin tuaj në mënyrë tërheqëse dhe të mirë strukturuar.

 

9. Suporti i klientëve
Përmirësimi i ndërveprimit tuaj me klientët ndihmon sidomos kur rrjeti zgjerohet në më shumë se një vend. Ju mund të ngarkoni në faqe pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta ku klientët mund të informohen pa qenë nevoja t’ju shqetësojnë me telefonata dhe vizita fizike.

 

10. Arritja e qëllimeve të biznesit
Një faqe interneti ju sjell më afër qëllimeve për biznesin tuaj. Ju duhet të jeni të sinqertë me punën tuaj dhe të deklaroni cilësi dhe vlerë për ta bërë biznesin tuaj një sukses. Ju ndiheni të përmbushur dhe qëndroni konkurrues . Një website i ndërtuar mirë ju jep gjithashtu një strukturë për biznesin tuaj dhe ju merrni një ide të qartë se si të drejtoni kompaninë.

 

 

Ju po ndërtoni diçka nga e para dhe gjithçka keni në duar janë idetë tuaja?

Okay, kaq është mjaftueshëm për të filluar. E dini që një biznes nuk do të ishte kurrë i plotë pa një logo të mire identifikuese? Dhe nëse logoja nuk është e duhura, atëherë do të jeni lehtësisht të harrueshëm në treg.

 

Pyetja që ju lind natyrshëm është “si ta ndërtojmë logon perfekte?”

 

-Historia juaj…

Duke qënë se do të përfaqësojë kompaninë tuaj fillojeni me historinë e saj. Mendoni që sa herë të shikoni logon t’ju vijë ndërmend historia që fshihet pas saj.

 

-Brainstorming

Më pas bëni një përmbledhje të fjalëve që përshkruajnë brandin tuaj. Hidhini në letër këto ide me një skicë të thjeshtë. Mos harroni që targeti juaj është tregu blerës dhe për ta duhet të jetë diçka që mbahet mend lehtë pa ju lodhur syrin.

 

-Stilizim

Kjo domethënë që nëse nuk është një ikonë, teksti nuk duhet të përmbajë më shumë se 7 fjalë. Për të mos folur pastaj për ngjyrat që nëse janë më shumë se 3 do të kthehen në armik të brandit tuaj.

Pjesë shumë e rëndësishme është dhe fonti i shkrimit. Është e domosdoshme që gjithçka që logo prezanton të jetë në përputhje të plotë me mesazhin që biznesi përcjell përmes saj.

 

Sado të sigurtë të jeni në punën që bëni mos harroni asnjëherë të konsideroni konkurrentët. Prandaj logo është kaq e rëndësishme, sepse është ajo që ju prezanton pa shumë fjalë. Dhe nëse godisni që me impaktin e parë ktheheni lehtësisht në një brand, dhe tregu është i juaji!