
Overview
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) është një institucion publik i pavarur në Shqipëri, i cili administron, ruan dhe mundëson aksesin në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti promovon transparencën, kërkimin shkencor, ndërgjegjësimin publik dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi periudhën e regjimit komunist, duke kontribuar në ruajtjen e memories historike dhe forcimin e vlerave demokratike.
CodeIT bashkëpunoi me AIDSSH për projektimin grafik dhe zhvillimin e website-it institucional, duke krijuar një platformë moderne që pasqyron identitetin, misionin dhe rolin e institucionit në shërbim të transparencës dhe informimit publik.
Projekti përfshiu dizajnin e plotë të ndërfaqes (UI/UX) dhe zhvillimin e website-it, duke ndërtuar një platformë responsivë, të aksesueshme dhe të lehtë për t’u përdorur. Website-i mundëson prezantimin e publikimeve, dokumenteve arkivore, aktiviteteve, njoftimeve dhe materialeve edukative, duke ofruar një eksperiencë profesionale për qytetarët, studiuesit dhe partnerët institucionalë.
Services