CodeIT
About Us

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Si të gjurmojnë reklamat?

 

“Po flisja për një mobilje. Nuk e kërkova. Pse më doli reklamë?”

 

Përgjigjja e parë që na vjen në mendje është: telefoni po më dëgjon.
Por reklamat nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për mikrofonin për të qenë kaq precize.
Platformat mund të përdorin një kombinim sinjalesh: çfarë kërkojmë, çfarë shohim, ku klikojmë, website-et që vizitojmë, aktivitetin brenda platformës, të dhëna që reklamuesit ndajnë sipas rregullave përkatëse dhe modele algoritmike që parashikojnë çfarë mund të na interesojë.
Kështu, ndonjëherë reklama duket sikur “e dëgjoi bisedën”, kur në fakt sistemi mund të ketë arritur tek ne përmes sinjaleve që as nuk i kemi vënë re.

Provoje vetë: Sa mirë të “njeh” marketing-u online?

 

TEST 1: Fol për diçka që nuk e kërkon zakonisht.

 

Zgjidh me një mik një produkt krejt jashtë interesave tuaja, p.sh. një lloj pajisjeje apo material ndërtimi. Flisni për të, por mos e kërkoni, mos klikoni dhe mos e shkruani askund.

E sigurt! Nuk do shfaqet askund nëse nuk ka kërkuar online asnjëri nga ju!

 

TEST 2: Kërko diçka vetëm një herë

 

Zgjidh një produkt që nuk e kërkon zakonisht. Kërkoje në Google, hyr në 2–3 website dhe shiko disa produkte. Pastaj mos e kërko më.
Vëzhgo reklamat gjatë ditëve në vazhdim. Nëse fillon ta shohësh më shpesh, mund të jesh duke parë në praktikë efektin e advertising signals dhe remarketing-ut.

 

TEST 3: Pyet reklamën pse të gjeti ty

 

Kur të shfaqet një reklamë në Instagram ose Facebook, hap menunë ⋯ dhe kërko opsionin “Why you’re seeing this ad”.
Aty mund të shohësh një pjesë të informacionit që Meta jep për arsyen pse je përfshirë në audiencën e asaj reklame. Jo çdo sinjal zbulohet, por të jep një ide shumë më konkrete se si funksionon targetimi.
Provoji. Sepse ndonjëherë mënyra më e mirë për të kuptuar fushatat është të bëhesh vetë eksperimenti.

 

CodeIT — Develop Your Brand.

Categories