CodeIT
Personalizo

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Cheapy.al -

Definitely the right showcase for a smart consumer.

Vendodhja

Tirana, Albania

Periudha e bashkepunimit

2021 - ongoing

Industria

E - Commerce

Skuadara

3 People

Overview

cheapy.al është një platformë inovative për blerje online. Tek Cheapy mund të krahasoni tiparet, vlerësimet dhe çmimet e produkteve; mund të gjeni ofertat dhe mundësitë më të mira nga të gjitha dyqanet më të njohura në Shqipëri. Kjo kompani ofron një treg të gjerë shitjesh për smartphone, telefona, televizorë, pajisje elektrike, pajisje elektronike, aksesorë dhe një sërë mallrash të tjera duke përbërë kështu një portofol të larmishëm.

Services

Skuadra e Codeit ka punuar vazhdimisht në optimizimin e faqes për kërkime organike. Pra është bërë një planifikim i mirëfilltë i strategjisë SEO nisur nga gjetja dhe përzgjedhja e fjalëve kyçe në industinë E-Commerce së cilës i përket dhe cheapy.al. I është kushtuar rëndësi titullit (heading) dhe Meta-Description-it (përshkrimi specifik i faqes që po optimizohet). Janë bërë redaktimet e brendshme, rritja e shpejtësisë e optimizimi i kontentit me tekste SEO të orientuara, me respektimin e limiteve të fjalëve dhe gjithë mënyrës se si ndërtohet një artikull, me tekst SEO friendly.

Të gjithë këta faktorë të ndërlidhur së bashku kanë ndikuar në rritjen e shfaqjes të CHEAPY në motorret e kërkimit dhe renditjen në faqe të parë. Pozicionimi në treg dhe epërsia në konkurrencë e cheapy.al është padyshim meritë e optimizimit të faqes në motorrët e kërkimit, çka rrit vizibilitetin dhe interaktivitetin e biznesit me klientin. Mund të themi pa frikë se Strategjia SEO është një gur themeli ne ekosistemin e mediumeve dixhitale.