CodeIT
Personalizo

+355692046707

Rr. Reshit Collaku

Global Travel -

Vendodhja

Tiranë, Shqipëri

Periudha e bashkepunimit

Dhjetor 2020 – në vazhdim

Industria

Udhëtime & Turizëm

Skuadara

4 persona

Overview

Global Travel është një nga tour-operatorët më të mëdhenj dhe rëndësishëm në Shqipëri me më shumë se 17 vite eksperiencë në tregun ndërkombëtar. Kjo kompani ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke i shërbyer kështu bizneseve në Shqipëri dhe jo vetëm, por edhe klientëve të cilët janë në kërkim të një shërbimi miqësor, profesional, efiçent në organizimet e udhëtimeve të tyre brenda e jashtë vendit. Global Travel e ka ngritur emrin e saj si një brand që simbolizon kualitet dhe besueshmëri, një pikë referimi për njerëz të cilët duan të udhëtojnë në liri të plotë dhe në të njëjtën kohë të kenë të mundshme asistencën konstante dhe diskrete.

 

Konceptimi dhe ndërtimi i website-it janë bërë në mënyrë të tillë që të transmetojnë të gjithë këtë ide dhe edukatë pune; arsye të cilat na bëjnë shumë të lumtur dhe krenarë për këtë bashkëpunim. Pra Skuadra e codeIT ka ndërtuar faqen WEB me një dizajn unik, nisur nga 0 (zero). Është ideuar çdo faqe, nga detajet më minimaliste tek imazhi tërësor që përcjell nëpërmjet kombinimit special të ngjyrave dhe detajeve.

Duke qënë se jetojmë në një epokë ku të udhëtuarit është një synim, agjensitë turistike po mbizotërojnë tregun dhe konkurrenca në këtë industri është e ashpër. Pikërisht për këtë arsye fokusi ynë kryesor ka shkuar tek SEO – optimizimi i motorrëve të kërkimit për trafik organik, me një paketë të personalizuar manuale që targeton kryesisht këtë fushë, duke mundësuar kështu rritjen e potencialit; zvillimin dhe fitimet e biznesit. Përsa i perket mediave sociale meremi me konceptin e fushatave online dhe menaxhimin e buxhetit për promocionet në Facebook e Instagram.

Bashkëpunimi ynë mbetet në vazhdimësi me synimin për t’i transmetuar qartë vlerat dhe misionin e Global Travel: “Bota është shtëpia jonë dhe falë përvojës tonë të fortë, ne në Global Travel jemi në gjendje të ofrojmë për klientët tanë përzgjedhje udhëtimesh në çdo cep të planetit tonë të mrekullueshëm.”

Services

Prev