KONTROLLI & MENAXHIMI DIXHITAL i biznesit tuaj
Një investitor në biznes e di shumë mirë që hapi më i vështirë në treg nuk është lançimi i idesë, por ndjekja dhe ruajtja në kohë reale e të gjithë proçesit të punëve. Ky proçes pavarësisht madhësisë së shërbimeve e stafit të biznesit, kalon në filtra të rëndësishëm menaxhues kohe, financash dhe komunikime njerëzore për të cilat emri juaj lë shijen pozitive apo negative tek klientët.
Në epokën tonë dixhitale, është domosdoshmëri menaxhimi dhe kontrolli nga pajisjet elektorinike (kompjuter apo celular). Kjo lehtësi kompjuterike mundëson një “sy praktik” në gjithë performancën e biznesit.
Jeni brenda biznesit tuaj kudo dhe kurdo edhe pse jo medoemos fizikisht!
Më teknikisht ju shpjegojmë se si këto sisteme dixhitale duke mbledhur të dhëna/informacione arrijnë të nxjerrin në pah potencialin ku mund të keni më shumë përftime apo ngërçet se ku biznesi juaj duhet të përmirësohet.
Në bazë të tipologjisë së biznesit tuaj, programuesit ndërtojnë çdo hallkë të sistemit ku ju nga celulari juaj mund të kontrolloni:
– Punonjësit
– Klientët
– Financat
– Statusin e punëve (aktive, pasive, të mbyllura etj)
– Dokumentacionet
Etj…

Cilat janë tipologjitë e sistemeve të ndërtuara deri më sot?
Duke marrë parasysh fushën e gjerë të shërbimit, bizneset ndjejnë nevojën e Sistemeve Kontrolluese Menaxhuese sipas disa kategorive kryesore:
1. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e proçeseve të punës
2. Sistemet e raportimit në gradë menaxheriale
3. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e burimeve njerëzore
4. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e shitjeve
5. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e magazinave (inventarit)
6. Sistemet e kontrollit për menaxhimin e financave
Në tërësi biznesi mund të ketë edhe nje sistem total dixhital ku mund të kontrolloj të gjithë fushat e sipërpërmendura mjaft që pajisja e tij (laptop, celular) të ketë akses në internet.
Përse sot përdoren këto sisteme masivisht?

Sistemet Kontrolluese e Menaxhuese në përdorimin e përditshëm sjellin vetëm përftime për biznesin, duke i bërë jo vetëm praktik por edhe të domosdoshëm me kalimin e kohës. Kështu përmendim përparësi të tyre si:
– Lehtësi në veprim.
Sistemet dixhitale përshtaten lehtësisht, duke i bërë të thjeshtë në përdorim dhe në gjuhën që operon biznesi. Aksesohen nga kudo mjaft të keni wireless ose 3G.
– Ul kostot
Jo vetëm që ndërtimi i një sistemi të personalizuar ju ul kostot e blerjes së sistemve të vazhduara jo të plota, por ul kostot menaxheriale ditore si në njerëz edhe në proçese pune.
– Rrit efiçencën
Të jesh një sipërmarrës i suksesshëm, do të thotë të llogaritësh jo vetëm kostot, por edhe orët e shpenzuara nga personeli në një projekt të caktuar. Këta lloj software-sh ju ndihmojnë gjithashtu të masni dhe menaxhoni produktivitetin e punonjësve.
– Ul probabilitetin për të gabuar
Kalimi i informacionit nga një platformë në tjetrën, rrit propabilitetin për të gabuar. Me një zgjidhje gjithëpërfshirëse të menaxhimit të biznesit, ju e vendosni informacionin vetëm një herë; është softueri ai që bën pjesën tjetër. Për çdo biznes, ky lloj automatizimi dhe thjeshtësie zvogëlon mundësinë për gabime.
Me pak fjalë, këto sisteme dixhitale ju mundësojnë të mbani nën kontroll shumë të thjeshtuar shpenzimet dhe fitimet e biznesit, e njëkohësisht t’ju orientojnë në rrugë të reja të sigurta të rritjes profesionale si në burime njerezore edhe në vlera financiare.
Në portofolin e punëve të codeIT listojmë disa sisteme të suksesshme menaxhuese:
Prime Distributor
A jeni gati ju për nje Sistem Kontrollues Dixhital? Na kontaktoni për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të biznesit tuaj në këtë drejtim.
